RTSH 24 Live

Aktualitet

Vaksinimi antiCovid, 549 mjekë dhe infermierë kanë kryer dozën e parë të vaksinës

21/01/2021

Vaksinimi antiCovid, 549 mjekë dhe infermierë kanë kryer dozën e parë të vaksinës

Deri tani 549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me Covid19 kanë kryer  dozën e parë të vaksinës antiCovid . Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. “Jam e kënaqur që prof. Eqerem Hasani, prof. Mira Kola dhe mjekët e shërbimeve delikate të  urgjencës dhe reanimacionit sapo kanë bërë vaksinën  antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm”, shprehet Manastirliu.

Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 në Shqipëri nisi më 10 janar, ku të parët që po marrin këtë shërbim janë personeli shëndetësor, që do të pasohen nga të moshuarit apo grupet që konsiderohen më të rrezikuarat.

Distanca mes dozës së parë dhe marrjes së dozës së dytë është 21 ditë. Deri tani, vaksinimi nuk ka shfaqur asnjë problematikë tek asnjë mjek dhe infermier që ka injektuar dozën e parë.