RTSH 24 Live

Aktualitet

Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

24/02/2021

Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

Marrja me vonesë e dozës së dytë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, mund ta bëjë atë të funksionojë më mirë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri në Lancet. Aktualisht, doza e dytë e kësaj vaksinë jepet rreth 22 ditë pas dozës së parë. Por sipas studimit, marrja e dozës së dytë me një diferencë prej 90 ditësh, do ta bënte atë edhe më efektive.

Doza e parë e vaksinës AstraZeneca jep 76% mbrojtje për një periudhë kohore prej tre muajsh, por ata që e morën dozën e dytë pas 22 ditësh, patën një rënie të mbrojtjes në 55%. Ndërkohë, te personat që e morën atë pas 90 ditësh, u vu re se kishin një mbrojtje deri në 81%.

Kjo nuk është një gjetje e re, pasi edhe vaksinat e tjera, si ato për Ebolan dhe malarien, gjithashtu sigurojnë mbrojtje më të madhe pas intervaleve më të gjata midis dozave. Këto gjetje mund të kenë implikime domethënëse për politikë-bërësit, të cilët mund të kenë nevojë të organizojnë më mirë shpërndarjen e vaksinave.