RTSH 24 Live

Ekonomi

Vaji i lulediellit, 24% më i lirë se në muajin qershor

21/07/2022

Vaji i lulediellit, 24% më i lirë se në muajin qershor

Pas një rritje befasuese në mars, çmimi i vajit të lulediellit për muajin korrik është ulur nga 21 deri 24% krahasuar me muajin qershor.

Ai arriti 280 deri 290 lekë për litër nga 370 lekë për litër që ishte muajin e kaluar. Tendenca rënëse e çmimit nisi që në mesin e muajit qershor, ku çmimi i shitjes së vajit nga 381 lekë arriti në 370-375 lekë/litër (rënia 1,6 -3%).

Importuesit thonë se ulja e çmimit ka ardhur nga importet e vajit në Ukrainë.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill çmimi i vajit arriti pikun. Nga dyqanet e pakicës dhe supermarketet vaji u tregtua 400 lekë për litër.

Prej muajit prill çmimet e shitjes së produkteve të shportës, si vaj, miell, sheqer dhe orizi kokërrgjatë po kontrollohen nga Bordi i Transparencës.