Lexuesit mund të kenë dëgjuar shpesh për përfitimet që vijnë nga kombinimi i vajit ekstra të virgjër të ullirit, mjaltit dhe limonit. Këto produkte të konsumuara gjërësisht në traditën shqiptare janë mjaft të dobishme në përkujdesjen natyrale ndaj shëndetit. Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban sasi domethënëse të yndyrnave të quajtura ‘të mira’ dhe acidit oleik, duke ndihmuar në pakësimin e shfaqjes së sëmundjeve koronare. Ai përmban antioksidantë dhe ushqyes që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe largimin e radikaleve të lira. Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep shëndetit tonë shumë përfitime. Përmbajtja e lartë e sheqerit është një burim i shkëlqyer i energjisë së shëndetshme. Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qetësues.
Përbërësit:
• 1 gotë me lëng limoni
• 180 gr mjaltë
• 4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër
Përgatitja:
Shtrydhni 3-4 limonë dhe hidheni lëngun në një kavanoz qelqi. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe përzijini me një lugë druri deri sa të formohet një lëng i njëtrajtshëm. Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer.