RTSH 24 Live

Kronika

Ushtronte në mënyrë të paligjshme profesionin dhe fshihte të ardhurat, në pranga kambisti

30/09/2022

Ushtronte në mënyrë të paligjshme profesionin dhe fshihte të ardhurat, në pranga kambisti

H. A., 60 vjeç, është arrestuar për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Punësimi i paligjshëm". Sipas njoftimit të policisë, kampisti përveçse ushtronte në mënyrë të paligjshme profesionin, fshihte dhe të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet

Policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, evidentuan dhe goditën një rast tjetër të fshehjes së të ardhurave dhe të informalitetit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, Durrës, për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Punësimi i paligjshëm", pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi H. A. i kishte përfituar nga ky aktivitet”, thuhet në njoftimin e policisë. 

/rtsh.al/