RTSH 24 Live

Rajon

Ushtria serbe vendoset pranë kufirit me Kosovën

21/09/2021

Ushtria serbe vendoset pranë kufirit me Kosovën

Gazetari në zë britanik Tim Judah, një njohës mjaft i mirë i cështjëve të Ballkanit, thotë se gjendja në veriun e Kosovës mund të tensionohet. Bazuar në raportime të ndryshme, ushtria serbe sipas tij, është duke u vendosur në afërsi të kufijve në veri të Kosovës.

 

Njësite speciale të Republikës së Kosovës filluan mëngjesin e një dite më parë implementimin e vendimit të ekzekutivit për reciprocitetin me targat serbe të automjeteve. Aplikimi i kësaj mase nisi në 20 shtator. Kryeministri Albin Kurti e bëri të qartë se vendimi nuk është marrë kundër serbëve, por është imponuar nga Beograd ii cili vetë ka rënë dakord me të në Bruksel.

Qytetarët serbë megjithatë bllokuan rrugët në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës në shenjë proteste. Vendimi parashikon që të gjithë automjetet që hyjnë nga Serbia të pajisjen me targa të përkohshme në pikat e kalimit kufitar në Kosovë. Për këto targa duhet paguar shuma e 5 eurove, ndërsa do të jenë të vlefshme për 60 ditë./TCH