RTSH 24 Live

Botë

Ushtria izraelite: Nuk do të ndalemi ndaj Hezbollahut

5 orë para

Ushtria izraelite: Nuk do të ndalemi ndaj Hezbollahut

Përpara një ofensive të mundshme tokësore kundër grupit terrorist Hezbollah në Liban, ushtria izraelite ka deklaruar se ka "besim të madh" në aftësinë e ushtrisë për të kryer një manovër tokësore, pas përvojës së fituar nga trupat gjatë 11 muajve të fundit të luftimeve në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite ka shpjeguar se një ofensivë tokësore në Liban është planifikuar tashmë dhe po praktikohet nga trupat ndërsa luftimet po vazhdojnë në disa fronte, ku planet përfshijnë operacionet në zonat afër kufirit, si dhe në thellësi të Libanit.

Izraelitët kanë zbuluar gjithashtu se në tre raste të veçanta në mes të luftës ishte gati të shtonte veprimet e saj sulmuese kundër Hezbollahut, në një operacion të njohur tani si “Shigjetat e Veriut”, i cili u nis të hënën me gati 2000 municione të hedhura nga Forcat Ajrore izraelite në Hezbollah.

Sipas ushtrisë, sulmet po godasin infrastrukturën e Hezbollahut që kishte ndërtuar për 20 vitesh, të cilat nga ana tjetër po parandalojnë dëmtimin e frontit të brendshëm izraelit.

IDF po thotë se ka bërë arritje të rëndësishme në 10 ditët e fundit në Liban, që nga devijimi i fokusit të saj atje, duke përfshirë vrasjen e komandantëve të lartë të Hezbollahut, eliminimin e udhëheqjes së forcave elitare të grupit terrorist Radwan dhe goditjen e mijëra vendeve ku Hezbollahu ruante armët, ndërsa ka theksuar se ka ende punë për të bërë dhe nuk do të ndalet këtu.

Për të kthyer dhjetëra mijëra izraelitë të zhvendosur në shtëpitë e tyre në Izraelin verior, IDF ka vendosur një qëllim për të dëmtuar komandën dhe kontrollin e Hezbollahut, duke shkatërruar aftësitë e tij në zonën kufitare dhe duke hequr kërcënimin e një pushtimi.

/rtsh.al/