RTSH 24 Live

Aktualitet

Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkojnë në Aeroportin e Rinasit

07/04/2021

Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkojnë në Aeroportin e Rinasit

Pas grevës së kontrollorëve të ALBControl, kanë ndërhyrë Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Këta të fundit kanë zbarkuar në Aeroportin e Rinasit. Nga Tepelena, kreu i qeverisë shqiptare foli për tentativë për rrëzimin e shtetit, të qeverisë, ndërsa fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Zoti Rama tha se Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, ndërsa Meta hodhi gurë, sipas tij, dhe fshehu dorën. “Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktivitete i aeroportit “Nënë Tereza” i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, dhe Ilir Meta ka hedhur gurin. Një gur që quhet ‘leshko’," tha Rama.

Ndërsa Ministrja e Infrastrukturës Balluku tha për mediat se  “për shkak të arsyeve të sigurisë, ju e shikoni që dhe forcat ushtarake janë duke marrë në mbrojtje ndërtesën. Njerëz që kanë vendosur të bllokojnë hapësirën shqiptare, mund të kryejnë edhe veprime të tjera që mund të vinin në rrezik të gjithë vendin. Nuk mund t’i referohem planit për rinisjen e shërbimeve të navigimit ajror, por do të zgjidhet shumë shpejt”, tha Balluku.