RTSH 24 Live

Kuriozitete

Ushqimet më të shtrenjta në botë

21/02/2025

Ushqimet më të shtrenjta në botë

Ushqimet më të shtrenjta në botë janë një dëshmi e luksit dhe ekskluzivitetit. Shumë nga këto janë të përgatitura me përbërës të rrallë dhe të pazakontë, që mund të arrijnë çmime që befasojnë shumicën e njerëzve. Ja disa nga ushqimet më të shtrenjta që mund të gjesh në botë. Nga havjari te tartufi, ka një sërë ushqimesh shumë të shtrenjta me të cilat jemi njohur.

Tartufi i bardhë – I gjendur në rajonin e Piemonte të Italisë Veriore, tartufi i bardhë  është një delikatesë e shtrenjtë. Në vitin 2007, një pronar kazinoje në Macau pagoi 330,000 dollarë amerikanë për një tartuf 1.5 kg.

Gocat e detit - Mund të gjeni goca deti me çmime të mira në disa pjesë të botës, por ato janë ende mjaft të shtrenjta.

Shafran - I njohur edhe si 'ari i kuq', shafrani është erëza më e shtrenjtë në botë. Duhen mijëra lule për të përfituar  1 kg shafran.

“Torta e Krishtlindjes” e Jeong Hong-Yongto - Pastiçerit Jeong Hong-Yongto ju desh një muaj për të krijuar një tortë frutash që përmban 223 diamante. Torta është ekspozuar në Tokio dhe kushton 1.7 milionë dollarë.

Patatet “La Bonnotte” - Këto patate marrin aromën e tyre unike nga algat e detit në tokën ku janë rritur dhe nga klima e ishullit Noirmoutier në Francë. Çmimi është rreth 860 dollarë për kilogram.

Mish viçi “Wagyu” - Një dietë e veçantë, masazhet e përditshme dhe pastrimi me furçë rezultojnë në mish viçi me cilësi të lartë. Çmimi i këtij mishi është rreth 50 dollarë për 100 gram.

Proshutë “Iberico” - Kjo proshutë e pjekur prodhohet vetëm në Spanjë dhe Portugali, me një vlerë rreth 4,500 dollarë amerikanë.

Havjar Almas - Ky havjar i rrallë dhe i shtrenjtë beluga është shitur me 34,500 dollarë amerikanë për kilogram.

Akullorja Black Diamond – Scoopi Cafe në Dubai shet akulloren më të shtrenjtë në botë. 817 dollarë amerikanë është vlera për një akullore me vanilje të mbushur me tartuf, shafran dhe copëza ari e shërbyer në një tas Versace!

Peshku “Tuna blu” - Në vitin 2009, një peshk ton u shit në ankand në një treg të Tokios për 3 milionë dollarë.

Uiski Tullibardine (1952) - Në vitin 1952 u krijua vetëm një fuçi, që do të thotë se u bënë vetëm 70 shishe të tilla. Çmimi për këtë uiski arrin vlerën 41,000 dollarë amerikanë.

/rtsh.al/