RTSH 24 Live

Kuzhinë

Ushqimet më të mira që ulin kolesterolin

07/03/2023

Ushqimet më të mira që ulin kolesterolin

Niveli i kolesterolit në gjak përcaktohet nga prodhimi endogjen (nga mëlçia) dhe nga ai që merret me ushqim. Dieta dhe aktiviteti fizik janë dy armët fituese për përmirësimin e niveleve të kolesterolit.

Duke i kombinuar të dyja, arrihet një përmirësim i stilit të jetesës që përcakton uljen e kolesterolit total, ulje e kolesterolit të keq (LDL), rritje e kolesterolit të mirë (HDL) dhe rrjedhimisht ulje e rrezikut kardiovaskular.

Pesë grupet ushqimore ndahen sipas karakteristikave siç janë: të pasura me fibra distike, te pasura me acide yndyrore të pangopura omega 3 dhe pasur me omega 6, omega 9.

Grupi i ushqimeve me fibra- Ushqimet me fibra dietike janë ushqime bimore si perimet, frutat, drithërat, bishtajoret dhe kërpudhat. Komponenti fibroz që ka një ndikim të madh në kolesterol është ai i "i tretshëm" dhe sasia ditore e fibrave dietike të futura me dietë duhet të arrijë në rreth 30g fibra të tretshme.

Grupi i ushqimeve me omega 3- Ushqimet e pasura me omega 3 përmirësojnë metabolizmin e të gjitha lipideve të transportuara në gjak, nga kolesteroli tek trigliceridet. Ato ndihmojnë në uljen e rrezikut kardiovaskular edhe falë funksionit të tyre antitrombotik, anti-inflamator dhe hipotensiv. Familja e omega 3 përfshin, acidin alfa linolenik që përmbajnë  kryesisht ushqimet me origjinë bimore (vajrat e sojës, lirit, arrës, kivit etj.). Acidi eicosapentaenoic gjendet kryesisht në ushqimet me origjinë shtazore (vajra dhe mish i peshkut blu dhe atyre që i përkasin deteve të ftohtë).

Grupi i ushqimeve me omega 6- Ushqimet e pasura me omega 6 gjithashtu përmirësojnë metabolizmin e kolesterolit endogjen. Acidet yndyrore omega 6 kanë aftësinë për të reduktuar kolesterolin total, por pa dallim midis LDL dhe HDL. Të gjitha acidet yndyrore të pangopura esenciale omega 6 gjenden kryesisht në fara dhe fruta të thata (arra, bajame, lajthi, fara luledielli, kikirikë, fistikë, fara kungulli etj.), në vajrat e farave, vajrat e frutave të thata dhe bishtajore.

Grupi i ushqimeve me omega 9- Ushqimet e pasura me omega 9 ndërhyjnë në mënyrë selektive në kolesterol duke reduktuar vetëm LDL dhe trigliceridet  duke mbajtur të paprekur apo edhe duke rritur pjesën e HDL-së në qarkullim. Acidet yndyrore omega 9 përmbahen kryesisht në ullinj dhe vaj ulliri të virgjër.

Grupi i ushqimeve të pasuruara me sterole bimore ose stanore- Ushqimet e pasura me sterole bimore dhe stanole janë ushqime dietetike. Sterolet dhe stanolet (si lecitina fosfolipide) lidhin kolesterolin dhe pengojnë përthithjen e tij nga zorrë. 2 miligramë (mg) në ditë sterole ose stanole mund të ulin kolesterolin LDL deri në 10% të totalit duke ruajtur të paprekur fraksionin HDL.

/rtsh.al/