RTSH 24 Live

Kuzhinë

Ushqimet e pasura me proteina

26/04/2023

Ushqimet e pasura me proteina

Proteina është një nga lëndët ushqyese thelbësore për trupin tonë, pasi ndihmon në ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e indeve të trupit tonë.

Megjithatë, jo të gjitha burimet e proteinave janë krijuar të barabarta disa janë të pasura me yndyra të ngopura dhe kolesterol, ndërsa të tjerat janë perfekte për të siguruar proteina dhe lëndë ushqyese të rëndësishme për shëndetin tonë.

Fasule- Fasulet dhe qiqrat janë bishtajore të pasura me proteina. Një filxhan fasule të bardha të gatuara siguron 17 gram proteina.

Vezët- Te vezët, janë një burim i mirë proteinash, një vezë siguron rreth 6.24 gram proteina.

Salmon- Ushqime të tilla si peshku dhe prodhimet e detit përmbajnë shumë proteina.

Thjerrëzat- Thjerrëzat janë një nga ushqimet më të pasura me proteina me bazë bimore, një filxhan i gatuar siguron 18 gram proteina.

Kuinoa- Kuinoa përmban sasi më të larta të proteinave se kokrrat tipike, një filxhan kuinoa e gatuar siguron rreth 8.14 gram proteina.

Farërat- Shumë lloje farash përmbajnë proteina (përfshirë farat chia, susam, luledielli, kërpi, liri dhe kungulli).

Mishi i Pulës- Pula është një ushqim i pasur me proteina, një bardhë pule pa lëkurë (i gatuar) ofron afërsisht 8,56 gram proteina.

Arrat - Arrat përfshijnë kikirikë, fëstëkë, bajame, arra, arra braziliane etj.

Produkte të qumështit me pak yndyrë- Të gjitha produktet e qumështit ofrojnë proteina, por një nga më të lartat në proteina është kosi grek. Një enë prej 200 g me kos grek me pak yndyrë ofron 20 gram proteina.

/rtsh.al/