RTSH 24 Live

Politikë

Ursula Von der Leyen shprehet për “Ballkanin e Hapur”: Mirëpresim çdo nismë brenda Procesit të Berlinit!

28/09/2021

Ursula Von der Leyen shprehet për “Ballkanin e Hapur”: Mirëpresim çdo nismë brenda Procesit të Berlinit!

Presidentja e Komisionit Europian ka deklaruar se mirëpresin çdo nismë që brenda kuadrit të Procesit të Berlinit, duke iu referuar “Ballkanit të Hapur”. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Von der Leyen tha se nuk duhet të fokusohen me imtësi tek fjalët, por procesi duhet të jetë i hapur. 
“Unë mendoj që po të shikojmë ecurinë ekonomike si edhe thellimin  marrëdhënieve ekonomike, edhe ky treg i përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që po përdoret. Si kuadër që të gjashta vendet e rajonit do të përfitojnë. Çfarë do lloj iniciative që është brenda procesit të Berlinit që është bashkëpunuese mirëpritet prej nesh"  tha zonja Von der Leyen. "Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por kontekstin, të jetë proces i hapur dhe gjithëpërfshirës. Që të ketë një integrim të thellë sepse kjo është pjesë  procesit" ,” deklaroi Presidentja e Komisionit Europian.