RTSH 24 Live

Sociale

Urgjencat e natës tek fëmijët, mjekët: Jo vizita në spital por në 4 qendra shëndetësore 24 orëshe

14/01/2022

Urgjencat e natës tek fëmijët, mjekët: Jo vizita në spital por në 4 qendra shëndetësore 24 orëshe

Qarkullimi i dëndur i varianteve të virusit Covid 19 si dhe virusi i gripit sezonal ka shtuar shumë numrin e fëmijëve të infektuar. Prindërit pak nga paniku e pak nga padija nxitojnë ti vizitojnë fëmijët pranë urgjencës pediatrike në QSUT, ku jo në pak raste janë krijuar rradhëpritje të gjata. 
Shefja e shërbimit infektiv, në këtë spital Gjerogjina Kuli konfirmon rritjen e vizitave ambulatore si gjatë orëve të ditës ashtu edhe të natës,  duke spjeguar se nga ana epidemiologjike kjo nuk është mënyra e duhur për t’i ardhur në ndihmë fëmijës.

Doktoresha Blerta Berberi, drejtuese e qendres shëndetësorë nr 8 në Bllok, sqaron prindërit mbi kushtet e shërbimit që ofrohet për fëmijët.
Infektimet me COVID në moshat pediatrike sipas Berberit kanë prekur më shumë grupmoshat shkollore 12-16 vjec, por simptomat dhe ecuria e sëmundshmërisë ndiqet nga mjeku pediatër ambulatorisht dhe trajtimi ka rezultuar rikuperues në pak ditë.