RTSH 24 Live

Botë

Uragani Nicholas zbret në Teksas me erëra të forta dhe stuhi të rrezikshme

14/09/2021

Uragani Nicholas zbret në Teksas me erëra të forta dhe stuhi të rrezikshme

Stuhia tropikale Nicholas është forcuar në një uragan dhe po i afrohet bregdetit të Shteteve të Bashkuara, duke u nisur drejt Hjustonit. Paralajmërimi u dha nga Qendra Kombëtare Amerikane për Uraganet.

Uragani Nicholas vjen me erëra deri në 120 km / orë, duke u forcuar edhe më shumë. Stuhia pritet të lëshojë deri në 45 centimetra shi në zonën e Hjustonit, thanë parashikuesit. Nicholas po sjell shi të fortë, erëra të forta dhe stuhi në disa zona të brigjeve qendrore dhe veriore të Teksasit.

Uragani Nicholas doli në tokë të martën në mëngjes përgjatë bregdetit të Teksasit, duke kërcënuar se do ta godasë shtetin me erëra të forta, shi të fortë dhe përmbytje.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, banorët përgjatë bregdetit nga Port Aransas në Port O’Connor përballen me një stuhi kërcënuese për jetën .

Nicholas që pritete të shkatktojë përmbytje ka lënë më shumë se 130,000 klientë pa energji elektrike në Teksas, sipas PoëerOutage.US.

Zona e Hjustonit u shkatërrua katër vjet më parë nga Uragani Harvey, një stuhi e Kategorisë 4 që mori jetën e 68 njerëzve,  numri më i lartë i vdekjeve nga uragani në shtet që nga viti 1919./A2