RTSH 24 Live

Sociale

Ura e Haskovës do ti nënshtrohet restaurimit

27/02/2021

Ura e Haskovës  do ti nënshtrohet restaurimit

Me ndërmjetësimin e bashkisë Dropull , këshilli kombëtarë i trashgimisë kulturore ka miratuar projektin për restaurimin e urës së gurtë në fshatin Haskovë të njësisë administrative Dropull i poshtëm . Me restaurimin që do të kryhet kjo urë shumëvjeçare do të përfshihet në listën e monumenteve të shpëtuara . 

 

“Pas kërkesës që në bëm , u miratua projekti dhe pritet te fillojë se shpejti .Ura kërkon ndërhyrje pasi ka dëmtime, dhe për të mos rrezikuar shembjen do ta restaurojmë. Ky monument kulture është një aset i rëndësishëm për fshatin Haskovë. Gjithashtu jemi duke studjuar të gjitha monumentet e kulturës që kemi në juridiksjon , për të parë se cfar ndërhyrjesh duhet të kryejm për të parandaluar degradimin e tyre ” , thotë kryetari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli .

 

Bashkia Dropull është në kontakt të vazhdueshëm me instancat përkatëse , për të shpëtuar edhe monumentet e tjera që ndodhen në territorin e sajë .