RTSH 24 Live

Aktualitet

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”dhe Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmojnë familjet që janë përmbytur

23/11/2022

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”dhe Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmojnë familjet që janë përmbytur

30 persona që i përkasin 10 familjeve nga fshatrat Kuç, Bërdicë dhe  lagjes  Ajasëm të qytetit të Shkodrës,  banesat e të cilëve janë përmbytur janë të strehuar aktualisht në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, njofton RTSH nga Shkodra .

Banorët thonë se janë detyruar të lenë shtëpitë e tyre pas vërshimit të ujit dhe e kanë akoma të pamundur të kthehen për shkak të pranisë së tij, por edhe dëmeve që u janë shkaktuar nga përmbytjet.

Drejtori i konviktit Arban Lutfija thotë se që fillimi i emergjencës pranë këtij konvikti kanë kërkuar ndihmë rreth 26 familje, 16 prej të cilave kanë marrë shërbim .

Ndërkohë banorëve që janë prekur nga përmbytjet  po i ofron ndihma edhe Kryqi i Kuq Shqiptar. Bëhet fjalë për  ndihma në veshmbathje, detergjente dhe me nevoja të tjera emergjente për banorët.

Me përmirësimin e situatës pritet që banorët që janë akomoduar në konviktin e Universitetit të Shkodrës mund të rikthehen në banesat e tyre të cilat u prekën nga përmbytjet e ditëve të fundit.

 

/ rtsh.al /