RTSH 24 Live

Kronika

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë kremton 70 vjetorin

06/12/2022

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë kremton 70 vjetorin

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë mbushi 70 vjet nga krijimi.

Pjesë e veçantë e historisë shkencore dhe intelektuale të vendit, universiteti e nisi rrugëtimin e tij menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, si Instituti i Lartë Mjekësor me 67 studentë.

Ndër dekada ai formoi breza të tërë profesionistësh në fushën e mjeksisë që kontribuan dhe kontribuojnë jo vetëm në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni i dorëzoi rektorit të Universitetit Arben Gjata “Yllin e Mirënjohjes Publike”, në nderim të punës 70 vjeçare të këtij institucioni të arsimit të lartë në vend.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, gjatë fjalës së saj u ndal tek një prej sfidave kryesore për universitetin, përballimin e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Universiteti i Mjeksisë është një ndër institucionet e arsimit të lartë që ka përthithur me shumë fonde nga BE-ja me anë të projekteve. 
Janë rreth 300 studentë dhe profesorë të këtij Universiteti që kanë përfituar nga programet e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

 

/ rtsh.al /