RTSH 24 Live

Aktualitet

Universiteti i Korçës, aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare

22/02/2021

Universiteti i Korçës, aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare

Tashmë është kthyer në traditë aktiviteti që Universiteti i Korçës Fan Stilian Noli organizon në bashkëpunim me shkollën “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare e titulluan “Një ditë për gjuhën tonë” kështu është shprehur profesori i gjuhësisë Ali Jashari. Gjatë kësaj veprimtarie u diskutua mbi problemet që hasin nxënësit tek tekstet e shkollave.  Gjithashtu nxënëset e pranishme nga klasa e 5 dhe nga klasa e 9 kishin përgatitur poezi për gjuhën shqipe të cilat i kanë recituar gjatë aktivitetit. Në këtë ditë profesor Jashari ka dhe një thirrje për të gjitha studiuesit por edhe pedagogët të cilët merren me përgatitjet e teksteve të gjuhës shqipe, të mos e vështirësojnë mësimin e gjuhës shqipe, pasi sipas tij shqipja nuk është një gjuhë aq e vështirë saç tregohet nëpër tekste.

Në përfundim të aktivitetit nxënësve ju dhuruan edhe një fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe një libër përgatitur nga profesor Ali jashari.