RTSH 24 Live

Sociale

Universiteti i Korçës, 60% e studentëve të vaksinuar

25/10/2021

Universiteti i Korçës, 60% e studentëve të vaksinuar

60% e studentëve në Universitetin e Korçës janë të vaksinuar. Sipas Rektorit të këtij universiteti Dhimitri Bello kjo përqindje çdo ditë ndryshon për shkak dhe të vaksinimit të studentëve të cilët kanë zgjedhur të vaksinohen pranë qendrave të tyre të banimit dhe jo në 2 qendrat e vaksinimit në Universitet. 
Nga njëra anë rektori Bello është shprehur se nuk është kundër grupit të ekspertëve por nga ana tjetër tha se Universiteti i Korçës edhe për shkak të numrit të studentëve ka ambiente të mjaftueshme për të zhvilluar mësimin në auditore duke respektuar masat e sigurisë. 
Për rektorin e Universitetit të Korçës lajmi i mirë është kthimi i studentëve në auditore. Në Universitetin e Korçës në të gjitha nivelet përfshi edhe masterat studiojnë afro 3400 studentë.