RTSH 24 Live

Sociale

Universitetet/ Mbi 21 000 kandidatë për studentë në garë, lista e fituesve publikohet me 31 gusht

09/08/2022

Universitetet/ Mbi 21 000 kandidatë për studentë në garë, lista e fituesve publikohet me 31 gusht

Aplikimet për studimet e larta janë mbyllur në ditët e para të muajit  gusht dhe në fund të kësaj procedure rezulton se mbi 21 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në vend.

Në shifrën e aplikuesve janë përfshirë edhe maturantët nga Kosova, të cilët këtë vit hyjnë në garë të barabartë me të rinjtë nga Shqipëria.

Drejtori i Rrjetit akademik shqiptar Arjan Xhelaj deklaron se degët më të kërkuara këtë vit rezultojnë programet e mjekësisë dhe ato inxhinierike.

Me mbylljen e aplikimeve duket se puna më e madhe tashmë u është deleguar universiteteve, të cilat aktualisht po merren me organizimin e konkurseve për më shumë se 100 programe studimi, si dhe në një fazë të dytë do të kryejnë përllogaritjen e pikëve për çdo kandidat, referuar rezultateve të shkollës së mesme.

Me 31 gusht, universitetet shpallin listën e fituesve përmes portalit e-Albania, për të nisur më pas procesin e regjistrimit në shkollat e larta, e pasuar me 7 faza regjistrimi.

Me mbylljen e raundit të parë regjistrimet do të pasohen edhe nga 2 raunde të tjera.

Procesi i regjistrimit në institucionet e arsimit te larte parashikohet të përmbyllet në fillim të muajit nëntor.

/rtsh/