RTSH 24 Live

Televizion

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan çmimet vjetore për gazetarët

28/10/2022

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan çmimet vjetore për gazetarët


Në Prishtinë të premten u mbajt të premten një forum mbi rolin e gazetarisë investigative kunder informalitetit, ku u ndanë edhe çmimet e gazetarisë ekonomike "Vangjush Gambeta". 

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa u ndal edhe në formalitetin në media, duke e cilësuar gazetarinë investigative si mjet për ta luftuar atë. 

Çmimi për kronikën më të mirë ekonomike televizive për vitin 2022 ju dha gazetares, Elisabeta Dosku. Ndërsa për shkrimin më të mirë në shtypin e shkruar për këtë vit u vlerësua gazetarja Esmeralda Topi. 

Në Kosovë këtë çmim e mori Marigona Brahimi dhe gazetari Xhenur Iseni në Maqedoninë e Veriut.

/ rtsh.al /