RTSH 24 Live

Ekonomi

Unaza e Re, përfundon legalizimi për 232 njesi banimi

17/10/2021

Unaza e Re, përfundon legalizimi për 232 njesi banimi

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame i shoqëruar nga drejtori, Artur Çobani, kanë marrë pjesë në përfundimin e procesit të legalizimit për dy objekte në zonën e Unazës se Re.
Zona e Unazës së Re, e cila dikur administrohej nga Komuna Kashar, ka me dhjetëra pallate që kanë  filluar 10-15 vjet të shkuara nga ndërtues që më pas i kanë braktisur pasi i kanë shitur, duke krijuar një plage sociale shumë të theksuar.
Kreu i Kadastrës Lame ju ka bërë thirrje banorëve, të cilët nuk e kanë më suportin e investitorit për t’i pajisur me certifikatë pronësie, të bëhen bashkë për ta përfunduar vetë në bashkëpunim me drejtorinë vendore.
Kreu i Kadastrës informoi banorëve se pas afatit 30 ditor te legalizimit të aplikojnë nga portalin e-Albania për t’u pajisur me certifikatën e pronësisë.