RTSH 24 Live

Sociale

Unaza e re, devijohet trafiku, ARRSH njofton punime mbrëmjen e së martës

19/10/2021

Unaza e re, devijohet trafiku, ARRSH njofton punime mbrëmjen e së martës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të devijojë qarkullimin e mjeteve në zonën e Unazës së Re duke nisur nga mbrëmja e kësaj të marte. Shmangia e trafikut do të bëhet për shkak për shkak të punimeve në rrugën kryesore nga krahu i djathtë. ARRSH-ja njofton se trafiku devijon konktretisht aty ku ndahen rrymat për Unazë të Re dhe Yzberisht. Automjetet që kanë për distancon zonën e pallateve do të duhet të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni) Për të pasur orientim sa më të mirë, ARRSH ka vendosur sinjalistikën në këtë segment për qytetarët në mënyrë që të shmanget kaosi i ditëve të para, sic ndodhi edhe me hapjen e tuneleve në ish-Sheshin Shqiponja.