RTSH 24 Live

Aktualitet

Unaza e Elbasanit, banorët protestë për rrugën: Burim aksidenti

15/02/2023

Unaza e Elbasanit, banorët protestë për rrugën: Burim aksidenti

Në Unazën e Qytetit të Elbasanit, vendi ku u aksidentua për vdekje pak javë më parë 20-vjeçari Fiori Sula, janë vendosur nga ARRSH disa tabela sinjalizuese dhe ‘2 policë të shtrirë’. Megjithëse banorët e zonës protestuan duke kërkuar që në rrugë të ndërtohen mbikalime ose nënkalime, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet lëvizja e makinave, ARRSH është mjaftuar duke vendosur tabela sinjalizuese e policë të shtrirë për të ulur shpejtësinë. Por banorët thonë se masat e marra nuk mjaftojnë, ndërsa ata çdo ditë u duhet të përballen me rrezikun për jetën.

Një nga pjesmarrëset në protestën e pak ditëve më parë argumenton se përse masat e marra nga ARRSH nuk mjaftojnë.

Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve të cilët janë të detyruar të kalojnë përmes rrugës nacionale për të shkuar të shtëpitë e tyre. Në disa segmente të Unazës së Elbasanit mungon dhe ndriçimi, ndërsa lapidarët në rrugë janë dëshmi e jetëve të humbura.

/rtsh/