RTSH 24 Live

Ekonomi

Ulet me 6 lekë çmimi i naftës, benzina dhe gazi nuk ndryshojnë

29/06/2022

Ulet me 6 lekë çmimi i naftës, benzina dhe gazi nuk ndryshojnë

Çmimi i naftës ka pësuar sërish ulje. Në mbledhjen e rradhës Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 249 leke për litër, 6 lekë më lirë se një ditë më parë. Ndërsa ai i benzinës mbetet i pandryshuar duke u shitur me 242 lekë për litër. Po ashtu edhe çmimi i gazit vijon të shitet me 83 lekë për liter.

Këto çmime hynë në fuqi sot pas orës 18 dhe do te jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet" thuhet në njoftim.

/rtsh.al/