RTSH 24 Live

Europë

Ukrainë – Të paktën dy të vrarë në sulmin rus në qendër të qytetit Kherson

15/12/2022

Ukrainë – Të paktën dy të vrarë në sulmin rus në qendër të qytetit Kherson

Të paktën dy persona janë vrarë si pasojë e një sulmi të dyshuar nga forcat ruse në qendër të qytetit ukrainas Kherson, tha të enjten Presidenca ukrainase njofton News 360

Autoritetet ukrainase kanë denoncuar në orët e fundit disa granatime ndaj këtij qyteti, përfshirë edhe në afërsi të bashkisë. Sulmi i së enjtes thuhet se ka goditur pranë një pike të kujdesit mjekësor dhe ofrimit të ndihmës, raporton agjencia UNIAN.

Një media vendase ka siguruar se mes dy të vdekurve është edhe një mjek. Përveç kësaj, autoritetet kanë konfirmuar dy të plagosur pas sulmit.

Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu se si pasojë e bombardimeve të fundit, i gjithë furnizimi me energji elektrike në zonë është ndërprerë. Moska i ka bërë veprimet kundër infrastrukturës energjetike një nga strategjitë e saj prioritare në këtë fazë të konfliktit.

Forcat e Armatosura të Ukrainës rifituan kontrollin e qytetit të Khersonit në mes të nëntorit, në një fitore të rëndësishme në përpjekjet e tyre për të rifituar terrenin e humbur në lindje të vendit. Kherson është gjithashtu një nga katër rajonet e Ukrainës që Rusia tani pretendon si të sajën, pas referendumeve.

( Sipas News 360 )