RTSH 24 Live

Muzikë

Ukraina rrëmben trofeun, shpallet fituese e Eurovision 2022

15/05/2022

Ukraina rrëmben trofeun, shpallet fituese e Eurovision 2022

Ukraina është fituesja e Eurovision 2022. Kalush Orchestra me këngën ‘Stefania’ rrëmbyen vendin e parë duke marrë 631 pikë dhe ishin votat e publikut ato që bënë diferencës.

Ukraina pati një mbështetje të madhe nga publiku, ndërsa kënga fituese është një dedikim për të gjitha nënat ukrainase.

Mbështetja është edhe mesazh i qartë që i jepet Ukrainës në një kohë që po përjeton agresionin rus.

“Faleminderit që mbështesni Ukrainën. Kjo fitore është për çdo ukrainas”, thanë fituesit.

Një spektakël plot emocione e performanca fantastike solli finalja e madhe e Eurovision 2022 në ‘Pala Olimpiko’ në Torino të Italisë.

Në vendin e dytë doli Britania e Madhe dhe në vendin e trete Spanja.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngëtaren Ronela Hajati me këngën Sekret por që nuk mundi të kualifikohet në finale.

/rtsh.al/