Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë të ditur se Ukraina ka lëshuar 10 raketa dhe tre dronë të telekomanduar detarë ndaj flotës ruse të Detit të Zi që e ka bazën në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Sulmi në fjalë shkaktoi një zjarr të madh në kantierin detar të Sevastopolit, duke plagosur 24 persona.
Mikail Razvozhajev ( Mikhail Razvozhayev) Guvernatori i krimesë, që është caktuar në detyrë nga Moska, pretendoi se 7 nga raketat dhe të mjetet detare të telekomanduara të lëshuara nga Ukraina ishin eliminuar. Por dy anije u dëmtuan pasi u goditën nga raketa kruiz.
Ukraina ka shënejstruar edhe më parë Sevastopolin dhe flotën ruse të Detit të Zi. Por pyetja që ngrihet tashmë është se çfarë armësh janë përdorur në këtë sulm, nëse ishin raketa me rreze të gjatë veprimi të dhëna nga perëndimi apo raketa "Neptun" të prodhuara nga Ukraina. Fakti se disa prej tyre arritën të depërtonin sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë dhe kanë shkaktuar dëme besohet se përbën një shqetësim real për Moskën.
Ndërkohë, dronët rusë kanë dëmtuar portin ukrainas të Izmailit në brigjet e lumit Danub. Guvernatori i krahinës së Odesës, Oleh Kiper ( Oleh Kiper ), u shpreh se gjashtë persona ishin plagosur në këtë sulm, që shkaktoi zjarr dhe dëme në port dhe dëmtoi infrastrukturën civile.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /