RTSH 24 Live

Botë

Ukraina godet me artileri shtabin qëndror të mercenarëve rusë, Wagner

15/08/2022

Ukraina godet me artileri shtabin qëndror të mercenarëve rusë, Wagner

Artileria ukrainase ka goditur një seli të grupit paraushtarak rus të mercenarëve Wagner, në lindje të Ukrainës.  Sulmi në Popasna u raportua nga Serhiy Hayday, guvernatori ukrainas i rajonit të Luhansk, dhe disa reporterë të luftës pro-Kremlinit. 

Numri i viktimave si dhe detajet nuk janë ende të  qarta. Grupi u vendos në Krime dhe rajonin e Donbasit të Ukrainës në vitin 2014, kohë kur forcat e mbështetura nga Kremlini dëbuan trupat ukrainase nga zonat, që më vonë deklaruan se ishin pjesë e Rusisë. 

Njësitë Wagner janë dërguar edhe në Siri, Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore. BBC

/rtsh.al/