RTSH 24 Live

Sociale

Uji i pijshëm në Burimas - Uji vjen i ndotur, nis hapja e një pusi për të siguruar ujë të pastër

20/11/2023

Uji i pijshëm në Burimas - Uji vjen i ndotur, nis hapja e një pusi për të siguruar ujë të pastër

Banorët e fshatit Burimas në bashkinë Maliq e kanë të pamundur të konsumojnë ujin e çezmës pasi ai vjen i ndotur.

Në mungesë të tij, ata kanë gjetur si zgjidhje sigurimin e uji nga burimi i fshatit por kjo është një situatë e lodhshme për të cilën ata kërkojnë t’i jepet zgjidhje.

"Shumë e vështirë, ka pak ujë. Janë bërë disa shpimë por ujë është i turbullt. Uji që del nuk është për tu pirë", shprehin shqetësimin banorët.

Hapja e këtij pusi ka nisur prej disa ditësh dhe me përfundimin e tij, pritet që të marrë zgjidhje problemi i ujit të pijshëm.

Ky fshat furnizohet me ujë nga rrjeti i fshatit Mançurisht ndërsa kur ka ndërprerje prej këtij rrjeti, uji merret nga puset ekzistuese të hapur më parë në këtë fshat.

/RTSH/