RTSH 24 Live

Euro 2024

UEFA gati të ndëshkojë Serbinë, nis hetimet për racizëm dhe mesazhe provokuese

17/06/2024

UEFA gati të ndëshkojë Serbinë, nis hetimet për racizëm dhe mesazhe provokuese

Organizata e Futbollit Europian (UEFA) po heton Serbinë për racizëm dhe mesazhe provokuese në ndeshjen me Anglinë ku humbi 0 me 1.

Sipas UEFA-s, ndeshja e cila u luajt në Gelsenkirchen është shoqëruar me koret raciste dhe mesazhet provokuese.

Ankesa nuk ka ardhur nga Shoqata e Futbollit - dhe për rrjedhojë asnjë nga lojtarët e Anglisë - të cilët thanë se nuk kishin parë detaje mbi situatën kur u kontaktuan nga ESPN.

UEFA tha në një deklaratë të hënën se Federata e Futbollit të Serbisë po përballet me akuza në lidhje me objektet e hedhura dhe transmetimin e mesazheve provokuese që konsiderohen si të papërshtatshëm për  ngjarjet sportive.

Të dhënat janë mbledhur nga Inspektori i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s, ku do të kryhen edhe hetimet disiplinore në lidhje me sjelljet diskriminuese”.

Kjo i referohet një incidenti racist që besohet të jetë identifikuar nga një vëzhgues brenda fushës. Ndërsa më herët tifozët e të dyja skuadrave u përleshën dhunshëm para ndeshjes.  

Anglia fitoi ndeshjen hapëse të Grupit C 1-0, ku vendosi me kokë Jude Bellingham në minutën e 13-të.

Anglia do të përballet me Danimarkën në Frankfurt të enjten, në të njëjtën ditë kur Serbia luan kundër Sllovenisë.

/rtsh.al/