RTSH 24 Live

Sociale

Udhëtimet në zonat malore, turistët duhet të lëvizin me një guidë vendase

01/08/2024

Udhëtimet në zonat malore, turistët duhet të lëvizin me një guidë vendase

Dëshira për të eksploruar natyrën e bukur dhe alpet Shqiptare sidomos në zona me terren të vështirë në shumë raste është shoqëruar edhe me incidente e deri në humbje jete nga vizitorët apo turistë të huaj.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër thotë se pavarësisht hartës apo pajisjeve teknologjike në një udhëtim, në zonat malore është e domosdoshme një guidë turistike vendase.

Aksidentet po ndodhin vazhdimisht dhe kjo është për neglizhencën e turistëve, sepse një pjesë e madhe preferojnë të lëvizin pa guidë dhe kjo shton rrezikun për aksidente siç ndodhi me rastin e fundit me turistin nga Kosova i cili ra në greminë. Këshilla jonë është shoqërimi me guidë profesionale të cilat njohin zonën”, u shpreh Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit, ADZM Shkodër, Tonin Macaj.

Kryesisht turistët çekë janë ato të cilët marrin iniciativën për të lëvizur pa guidë.

Problemi më i madh deri tani ka ardhur nga turistët çekë të cilët lëvizin pa guidë”, u shpreh Macaj

Rreth një javë më parë humbi jetën një alpinist nga Kosova  i cili u rrëzua në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë. Incidenti tragjik  ndodhi në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor.

/RTSH/