RTSH 24 Live

Botë

Udhëheqësit e NATO-s: Rusia kërcënimi më i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen! Kina, sfidë

29/06/2022

Udhëheqësit e NATO-s: Rusia kërcënimi më i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen! Kina, sfidë

Udhëheqësit e NATO-s , të cilët u takuan në Madrid, e karakterizojnë drejtpërdrejt Rusinë në doktrinën e re strategjike të Aleancës "kërcënimin më të rëndësishëm dhe të menjëhershëm për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në zonën euroatlantike".

Koncepti i parë i ri strategjik i NATO-s në një dekadë thotë se "egërsia e Rusisë po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore dhe zhvendosje masive, duke prekur në mënyrë disproporcionale gratë dhe fëmijët. Rusia mban përgjegjësi të plotë për këtë katastrofë humanitare”.

Liderët e NATO-s në “Konceptin Strategjik” të ri, së bashku me Rusinë, vendosin parimet bazë të politikës ndaj Kinës, e cila, siç theksojnë, është një sfidë për “interesat” dhe “sigurinë” e vendeve të NATO-s.

Ambiciet e deklaruara të Kinës dhe politikat shtrënguese janë një sfidë për interesat, sigurinë dhe vlerat tona”, tha NATO në një deklaratë.

Liderët e Japonisë, Australisë, Koresë së Jugut dhe Zelandës së Re janë ftuar për herë të parë në samit. Të katër mbështetën Ukrainën, por gjithashtu morën pjesë për shkak të shqetësimeve në rritje për praninë ushtarake të Kinës në Paqësor.

Doktrina e re do të përcaktojë orientimin strategjik të NATO-s për të paktën dekadën e ardhshme. Në "Konceptin Strategjik" të mëparshëm, të miratuar në vitin 2010, aleatët e përshkruan Rusinë si një "partner strategjik" dhe nuk e përmendën fare Kinën./ CNN.gr

/rtsh.al/