RTSH 24 Live

Botë

UBS afër marrëveshjes në bisedimet e blerjes së Credit Suisse

19/03/2023

UBS afër marrëveshjes në bisedimet e blerjes së Credit Suisse

Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, raportohet të jetë në bisedime për të blerë të gjithë ose një pjesë të rivalit të saj problematik Credit Suisse.

Aksionet e Credit Suisse kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit pasi ajo tha se kishte gjetur "dobësi materiale" në raportimin e saj financiar.

Një shpëtim urgjent prej 54 miliardë dollarësh nga Banka Kombëtare Zvicerane nuk e ka zgjidhur çështjen e Credit Suisse.

Ka shqetësime se aksionet e Credit Suisse mund të vazhdojnë të bien , pasi ato ranë 24% të mërkurën.

Kjo shkaktoi një shitje të përgjithshme në tregjet evropiane dhe frikën e një krize më të gjerë financiare.

Qeveria zvicerane ka mbajtur një mbledhje urgjente por deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për ecurinë e negociatave.

UBS thuhet se i ka kërkuar qeverisë zvicerane të mbulojë rreth 6 miliardë dollarë në kosto nëse do të blinte Credit Suisse.

Credit Suisse është një nga 30 bankat në mbarë botën që konsiderohen shumë të mëdha për të falimentuar, sepse ato janë të një rëndësie të madhe për sistemin bankar ndërkombëtar citon BBC.

/rtsh.al/