Rikthimet e tij muzikore gjatë verës u pëlqyen nga të gjithë, por daljet e tij televizive janë të rralla.
Duket se tani Young Zerka ka ç'të tregojë, aq më tepër me Ermal Peçin në programin "E diela jonë".
Këngëtari u lakua së fundmi teksa u pa në audicionet e X Factor, eksperiencë që mesa duket i jep edhe kënaqësi, por edhe përgjegjësi.
"Do shoh të veçantën dhe uniken tek konkurrentët. Nëse vjen të konkurrosh si Dafina dhe Dhurata nuk është se do të bësh dallim. Jam suprizuar nga talentet dhe zërat që kanë ardhur deri tani. Nuk mund ti thosha 'jo' Verës dhe Alketës. Nëse u them 'jo' konkurrentëve ajo 'jo' do t'i bëjë më të fortë."
Nisur nga roli i tij si anëtar jurie, Ermali i vendosi në studio disa fotografi të artisteve shqiptare, mes të cilave Ronela Hajatin. Çfarë faktori X ka ajo?
"Ronela është artiste e veçantë, është kërkuese. Këngët më të mira i ka me mua, por edhe ato solo."
Në mesin e propozimeve të artistëve që Ermali i prezantoi për t'i pasur në grupin e tij, Young Zerka zgjodhi Dafina Zeqirin, Noizy dhe Stresi duke lënë jashtë Ronelën.
Këto ditë u përfol për një dashuri të re të Zerkës. Çfarë i tha ai Ermalit!
"Zemra rreh. Jam në kërkim të fatit. Nuk kam patur presion nga prindërit për tu martuar. Përkundrazi i kam si shok."
Gjatë bisedës zbuluam se shumë shpejt do të vij edhe albumi i tij më i fundit EP, ndaj le të presim.
/rtsh.al