RTSH 24 Live

Botë

U sulmua me thikë, shkrimtari Salman Rushdie jashtë rrezikut për jetën

14/08/2022

U sulmua me thikë, shkrimtari Salman Rushdie jashtë rrezikut për jetën

Gjendja e autorit, shkrimtarit Salman Rushdie është përmirësuar. Lajmin e konfirmoi agjenti i tij, Andreë Wylie, i cili më parë tha se autori mund të humbasë një sy.

Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa fliste në një ngjarje në shtetin e Nju Jorkut dhe ishte në gjendje kritike.

Zoti Rushdie është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij "Vargjet Satanike", të cilin disa muslimanë e shohin si blasfemi.

Sipas BBC, personi i akuzuar për sulmin u deklarua i pafajshëm për tentativë vrasje dhe është lënë në paraburgim pa lirim me kusht.

Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se ka dalë në skenë dhe ka goditur me thikë zotin Rushdie të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark.

Pas sulmit, Wylie tha se zoti Rushdie kishte pësuar nerva të prera në njërin krah, dëmtim të mëlçisë dhe ka të ngjarë të humbiste një sy, por duket që gjendja e tij është vënë në kontroll dhe se shkrimtari tani ështe në gjendje të flasë.

/rtsh.al/