RTSH 24 Live

Lifestyle

U shantazhua? Zhaku: Thikë pas shpine! Përgjigjja për Arjan Konomin

18/03/2023

U shantazhua? Zhaku: Thikë pas shpine! Përgjigjja për Arjan Konomin

Zhaklin Lekatari ka qenë këto javë pjesë e debateve online për shkak të rolit të saj si opinioniste në shtëpinë e të famshmëve. 

E ftuar në programin e Ermal Peçit në RTSH "Më prit në fundjavë" ajo tregoi se për shkak të impenjimit të saj ajo ka rindryshuar stilin e jetëses, për të qënë më e sigurtë ndaj kërcënimeve. “Ka ndryshuar gjithçka, kam mesazhe kërcënuese! Më kanë ndalur, shkulur pasqyrat e makinës! Tani jam shumë e kujdesshmë për çdo lëvizje!".

Mesazhet e Zhakut kanë ndarë opinionin pro dhe kundër, madje edhe figura si Arjan Konomi kanë kritikuar qëndrimet e saj. 

"Unë kam qenë prej kohësh gazetare. Nuk e kuptoj çlidhje ka diploma. Më habiti. Nuk di që ka shkollë për opinioniste, nëse ka do shkoj. Ndoshta këta që kritiktojnë do donin të ishin në vendin tim dhe kaq!"

Dalina Buzi po ashtu shpesh komenton analizat e Zhakut, qëndrimi saj?

"Dalina Buzi? Problematike!"!

U përfol gjatë në rrjet, shantazhi që mori Zhaku nga partneri i Olta Gixharit. E pyetur nga Ermali ajo tregon kush fshihej pas publikimit të audios. "Mikesha ime, mikeshë shumë e ngushtë! Thikë pas shpine! Do merrem më të seriozisht sa të përfundoi spektakli!" tha ajo në "Më prit në fundjavë".

 

/ rtsh. al /