RTSH 24 Live

Kronika

U prezantua si polic, kapet me kokainë 35-vjeçari në Tiranë

28/01/2022

U prezantua si polic, kapet me kokainë 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar, F.L., ka rënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi në mjetin që po udhëtonte iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë. Po ashtu policia njofton se shtetasi F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë. Në pranga ka rënë edhe drejtuesja e mjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

U prezantua si punonjës policie, vihet në pranga 35-vjeçari.

Vihet në pranga edhe drejtuesja e mjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. L., 35 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

– G. T., 24 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ali Demi”, dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja G. T., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasi F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.

Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.