RTSH 24 Live

Aktualitet

U kap me 20 kg kokainë në Itali, Kajmaku: Nuk kam dijeni! Hetuesit dërgojnë drogën për analizën e pastërtisë

16/06/2022

U kap me 20 kg kokainë në Itali, Kajmaku: Nuk kam dijeni! Hetuesit dërgojnë drogën për analizën e pastërtisë

Agim Kajmaku dhe nipi i tij, të dy të arrestuar në Itali me 20 kg kokainë, kanë mohuar para hetuesve italianë që të kenë dijeni për drogën. Edhe pse në dëshminë e tyre ata nuk kanë pranuar që droga t’u përkiste, hetuesit kanë si provë implikimi një shirit ngjitës, që gjendej në çantën e nipit të Kajmakut, që ishte edhe në pakot e kokainës së sekuestruar tek vazot me lule.

Teksa hetimet vijojnë, kokaina e sekuestruar në një fidanishte në zonën e San Benedetto del Tronto do të dërgohen për t'u analizuar për të përcaktuar përqindjen e pastërtisë së drogës. Sa më e pastër të jetë ajo, aq e lartë është vlera në treg.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ra në pranga të policisë italiane më 27 maj 2022. Atij iu gjetën 20 kg kokainë e fshehur në vazot e luleve.

/rtsh.al/