RTSH 24 Live

Aktualitet

U gjet e pajetë, policia Shkodrës jep versionin zyrtar të ngjarjes për 40-vjeçaren

15/04/2021

U gjet e pajetë, policia Shkodrës jep versionin zyrtar të ngjarjes për 40-vjeçaren

Policia e Shkodrës ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me gjetjen e pajetë të 40-vjeccares në lagjen “Rus” të Shkodrës. Sipas informacionit të qytetit më të madh verior, e ndjera është gjetur pa shenja jete rreth orës 14:20. Për policinë “nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje”. Viktima është identifikuar si Rudina Emini, nënë e tre fëmijëve..

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 15.04.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Fahri Ramadani” (Rus), Shkodër, në banesë, është gjetur pa shenje jete shtetasja R. E., 40 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje. Trupi i viktimës është transportuar në morg, për ekspertizë të specializuar mjeko-ligjore.