RTSH 24 Live

Kronika e zeze

U arrestua 1 vit më parë për drogë, vritet Jurgen Duka

14/12/2021

U arrestua 1 vit më parë për drogë, vritet Jurgen Duka

Jugern Duka, i cili një vit imë parë u prangos nga policia e Shtetit për llogari të antimfias italiane, mesnatën e shkuar u qëllua për vdekje pas një konflikti në një minimarket në rrugën “Irfan Tonmini” në kryeqytet.

Policia e Tiranës tha se, pas një konflikti të çastit brenda minimarketit, 29-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar dhe u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti ti shpëtojë plagëve të marra.

Policia mori në pyetje disa persona lidhur me ngjarjen, ku ka dyshime se viktima dhe autori ishin në gjendje të dehur.

Jurgen Duka është person me precedent të mëparshëm kriminal, ku në vitin 2020 u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t'u gjykuar.

Ky operacion u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale të Karabinierisë në Bolonja.

Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.