RTSH 24 Live

Rajon

Turqia përsëri kërcënon të pushtojë ishujt grekë nëse Athina refuzon t'i çmilitarizojë ato

07/12/2022

Turqia përsëri kërcënon të pushtojë ishujt grekë nëse Athina refuzon t'i çmilitarizojë ato

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka kërcënuar sërish të mërkurën se do të pushtojë ishujt grekë nëse qeveria greke vazhdon të refuzojë t'i çmilitarizojë ato, siç kërkon Ankaraja, shkruan News 360.

Cavusoglu, i cili tregoi gjatë një konference për shtyp se forcat turke mund të "mbërrijnë papritur gjatë natës", vuri në dukje se Ankaraja gjithashtu mund të "sfidojë sovranitetin" në mënyra të tjera.

I pyetur për mundësinë e kryerjes së stërvitjeve ushtarake në ishujt Rodos dhe Lesbos, Cavusoglu ripohoi se "topi është në fushën e Greqisë".

Fjalët e tij kanë ndodhur gjatë një takimi me homologun rumun, Bogdan Aurescu, ku ai ka pohuar se “Athina është fajtore për rritjen e tensionit” mes palëve. "Greqia po merr masa negative për sigurinë e saj pavarësisht rrethanave. Ajo po militarizon ishujt, ndaj nuk është e mundur të heshtësh përballë kësaj. Është Greqia ajo që po shkel këtë status", theksoi ai.

"Kjo është arsyeja pse presidenti ynë i nderuar thotë se ne mund të vijmë në çdo kohë," tha ai duke iu referuar fjalëve të Rexhep Tajip Erdogan. Ministri rumun, nga ana e tij, u ka kërkuar palëve që "të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore".

 

( Sipas News 360 )