RTSH 24 Live

Ekonomi

Turqia, një vështrim mbi investimet dhe tregëtinë

15/01/2022

Turqia, një vështrim mbi investimet dhe tregëtinë

Gati 600 kompani turke operojnë në Shqipëri, duke i ofruar tregut rreth 15 mijë vende të reja pune. Turqia është investitori më i madh i huaj në Shqipëri, me investime prej 3.5 miliardë dollarësh. 

Turqia është partneri tregtar i katërt më i madh i Shqipërisë. Duke marrë parasysh dhe shërbimet kontraktuese, vendi mik është investitori më i madh i huaj në Shqipëri, me një investim total prej 3,5 miliardë dollarë. Më shumë se 600 kompani turke që operojnë në Shqipëri sigurojnë punësim për më shumë se 15 mijë vëllezër shqiptarë. Pritet të rriten investimet në Shqipëri, veçanërisht në fushat e infrastrukturës dhe turizmit, duke i dhwnw bashkëpunimit në ekonomi një dimension tjetër.

Kryetari i Unionit Turk të Odave dhe Bursave (TOBB), Rifat Hisarcıklıoğlu
“Lidhja miqësore midis Shqipërisë dhe Turqisë është shumë e vjetër dhe marrëdhëniet bilaterale janë rritur në partneritet strategjik. Shqipëria është e rëndësishme edhe nga pikëpamja gjeografike edhe nga marrëdhëniet që ka me Bashkimin Evropian. Ne e kemi mbështetur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në 10 vitet e fundit vëllimi i tregtisë tonë është rritur dyfish dhe duam që këtë ta arrijmë në nivel dy miliardë dollarë"

Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe ruajtjes së objekteve historike nga periudha osmane, të cilat pasqyrojnë kulturën tonë të përbashkët. Ne kemi zbatuar mbi 500 projekte restaurimi me vlerë afërsisht 20 milionë euro në Shqipëri përmes TIKA.

Turqia është shteti i gjashtë në Europe dhe i 15-ti në botë për nga madhësia e ekonomisë. Vendi turk i ka vënë rëndësi prodhimit, investimit në teknologji dhe tregtisë. Ne fushen e prodhimit kompanite turke kane fuqi te medha investuese dhe perveçse brenda Turqise kane pasur zgjerim dhe ne vendet e tjera te botes. Por deri tani, Ballkani ka zene nje pjese te vogel te investimeve turke.


Investimet me te medha jane ne fushen bankare, telekomunikacion, metalurgji, ndertim, arsim, shendetesi etj.

Komisioni Europian ka vënë re një rritje të investimeve turke në Rajon, por sidomos kjo është e dukshme në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë, ndërsa Serbia po shtrin prezencën në Serbi dhe malin e Zi.

Eurostat në studimin “ Tregtia nderajonalë në Ballkan” vë në dukje se investimet e Huaja me orgjinë nga Turqia janë në rritje në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë. Në Kosovë, Turqia është investitori i vetëm më i madh. 
Sektorët potencial ku dominojnë investitorët turq janë sistemi financiar (banka), industri e rëndë (nxjerrja dhe përpunimi i çeliku), sektori i ndërtimit por edhe në energjetikë.
Turqia është një vend partner i rëndësishëm tregtar ekonomik me Shqipërinë. Gjatë vitit 2020 shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë u rritën në mbi 55 miliardë lekë.
Ndërkohë, bashkëpunimi tregtar me Turqinë zë 6.8 % të gjithë vëllimit tregtar që zhvillon Shqipëria me vende të ndryshme të botës.

"Turqia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon dhe më gjerë"
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj, theksoi se Turqia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.

Ambasadori turk tha se Turqia është investitori i huaj më i madh në Shqipëri dhe kompanitë turke janë të fokusuara në fushën e minierave, energjisë, telekomunikacion, banka, arsim, ndërtim dhe në shumë fusha.
Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo, tha se bizneset turke që operojnë aktualisht në Shqipëri janë biznese elitare, të niveleve më të larta të mundshme, në mënyrë të veçantë sipas tij ato në fushën e bankave, telekomunikacionit, energjetikës, dhe minierave. 

"Unë jam optimist dhe shpresëplotë që ne me gjithë këto përpjekje të përbashkëta që po bëjmë me siguri do të krijojmë mundësi më të mëdha prezence dhe të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes vendeve tona. Aktualisht ekonomia shqiptare përsëri ofron mundësi të mëdha investimesh në fushën e turizmit, infrastrukturës, energjisë, bujqësisë dhe shumë fusha të tjera", tha Robo.
"Shqipëria është e rëndësishme nga pikëpamja gjeografike"

Kryetari i Unionit Turk të Odave dhe Bursave (TOBB), Rifat Hisarcıklıoğlu, theksoi se lidhja miqësore midis Shqipërisë dhe Turqisë është shumë e vjetër dhe marrëdhëniet bilaterale janë rritur në partneritet strategjik.
"Shqipëria është e rëndësishme edhe nga pikëpamja gjeografike edhe nga marrëdhëniet që ka me Bashkimin Evropian. Ne e kemi mbështetur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në 10 vitet e fundit vëllimi i tregtisë tonë është rritur dyfish dhe duam që këtë ta arrijmë në nivel dy miliardë dollarë", u shpreh Hisarcıklıoğlu.

Ines Muçostepa, kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, theksoi se Turqia është një nga partnerët më të ngushtë të Shqipërisë.

"Forcimi i marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve reciproke, promovimi i zhvillimit në aktivitetet e përbashkëta, misionet tregtare, forumet, konferencat, janë misioni i punës tonë të përbashkët. Turqia është partner i katërt tregtar për Shqipërinë me një volum shkëmbimesh prej 450 milionë dollarë, me një stok investimesh prej 3,5 miliardë dollarë. Shkëmbimet tregtare midis vendeve tona janë të qëndrueshme, ndërkohë që ekzistojnë mundësi mjaft të mëdha për zgjerimin e tyre", tha Muçostepa.

Turqia do të rrisë investimet në Shqipëri. Mes dy vendeve është nënshkruar marrëveshja për krijimin e bashkëpunimit strategjik në nivelin e lartë.

“Jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara kryeministrin Rama. Shqipëria është një vend mik, vëlla dhe aleat. Ne jemi dy popuj vëllezër, që kemi lënë gjurmë në histori. Gjurmët mund të shikohen në shumë fusha të gjera. Nga Elbasani, në Korçë apo nga Shkodra në Vlorë, gjenden gjurmë të lashta. Ne e kemi detyrë ta forcojmë këtë lidhje.

Turqia është partneri tregtar i katërt më i madh i Shqipërisë. Duke marrë parasysh dhe shërbimet kontraktuese, ne jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri, me një investim total prej 3,5 miliardë dollarë. Më shumë se 600 kompani turke që operojnë në Shqipëri sigurojnë punësim për më shumë se 15 mijë vëllezër shqiptarë. Në periudhën e ardhshme, ne planifikojmë të rrisim investimet tona në Shqipëri, veçanërisht në fushat e infrastrukturës dhe turizmit. Kështu, ne parashikojmë që bashkëpunimit tonë në ekonomi t’i japim një dimension tjetër.
Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe ruajtjes së objekteve historike nga periudha osmane, të cilat pasqyrojnë kulturën tonë të përbashkët. Ne kemi zbatuar mbi 500 projekte restaurimi me vlerë afërsisht 20 milionë euro në Shqipëri përmes TIKA. 
Partnerët kryesorë tregtarë, janë: Italia (31,4 %), Greqia (7,7 %), Gjermania (7,1 %) dhe Turqia (7,0 %).

Kryeparlamentari turk, Mustafa Sentop, ka deklaruar gjatë takimit me homologen shqiptare Lindita Nikolla se do të synohet një volum tregtar mes vendeve në 1 miliard dollarë. Ky njoftim erdhi gjatë takimit të së martës mes palëve në kryeqytetin turk të Ankara-s. Sentop vuri në dukje se “Shifrat tregtojnë një rritje të fortë dhe të qëndrueshme të volumeve tregtare mes dy vendeve”, tha Gazheli.