RTSH 24 Live

Aktualitet

Turqia i dhuron Shqipërisë mjete të rënda për pastrimin e kanaleve kulluese

23/11/2022

Turqia i dhuron Shqipërisë mjete të rënda për pastrimin e kanaleve kulluese

10 mjete të rënda dhuratë nga Qeveria Turke ju shtuan flotës shqiptare në shërbim të pastrimit të kanaleve kulluese.
Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e bujqësisë dhe zhvillimit rural Frida Krifca.

Ndihma e shtetit turk vjen në një moment të rëndësishëm, kur qarqet e Lezhës dhe Shkodrës po përballen me situatën e reshjeve intensive.
Në një deklaratë të përbashkët me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay, ministrja Krifca tha " se situata është nën kontroll dhe sot sipërfaqet e tokave në ujë po kullohen nëpërmjet hidrovorëve që janë në funksion të plotë”.

Zonja Krifca tha se "Ne kemi investuar masivisht  për ujitjen e kullimin dhe kemi dyfishuar sipërfaqen e ujitshme, duke shtuar 40,000 ha të reja në kullim dhe duke  ndërtuar po ashtu 90 kilometra argjinatura, nga të cilat 13 kilometra argjinatura të reja janë vetëm në qarkun e Shkodrës".

Ambasadori turk Tayyar Kagan Atay shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Jam sot këtu për të theksuar faktin se edhe ne si Turqi do të vijojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë si mike, aleate dhe partnere strategjike” tha ai.

 

/ rtsh.al /