RTSH 24 Live

Kulturë

Turizmi në Theth, lufta në Ukrainë ul numrin e vizitorëve të huaj

06/06/2022

Turizmi në Theth, lufta në Ukrainë ul numrin e vizitorëve të huaj

Pika turitike malore e Thethit vijon të mbetet ndër atraksionet më të vizitueshmë për turistët e huaj, ndërsa vendasit më së shumti e frekuentojnë gjatë fundjavave. Operatorët turistik në Theth thonë se këtë vit ka patur rezervime kryesisht nga të huajt por jo aq sa pritej për shkak të ndikimit nga lufta në Ukrainë përfshi edhe krizën ekonomike.

Vendin kryesor në turet turistike në Theth e zënë turistët Gjermanë, Belgë e Hollandes.

Historia e Thethit ndërthuret me natyrën turistike. Sot Thethi ka një rrugë të re e të bukur që mund të udhëtohet në cdo stinë.

Aishegyl nga Turqia është turistja e parë që takuam sapo mbërritem në luginën e Thethit. Ajo tregon se kjo është hera e parë që ajo viziton këtë zonë dhe thotë se nuk do të jetë hera e fundit.

"Une jam Ajshegyl vij nga Turqia. E pëlqej Shqipërinë ...përgjithësisht më pëlqejen udhëtimet e gjata sepse takoj njerez te rinj. Më pëlqejnë vendet më ajër të pastër, më pëlqen të bëj udhëtime nëpër male... Thethi është vend magjik , shumë vend i bukur. Do ta vizitoj përsëri."

Turistët nga e gjithë bota janë të mahnitur nga bukuria e Thethit por edhe nga mikpritja e banorëve vendas.

"Quhem Tamara dhe vij nga Izraeli. Eshtë hera e parë që vizitoj Shqipërinë, Jemi të mahnitur nga pamja që ofron Thethi. Do ta vizitojmë përsëri."

"Unë jam Natan nga Izraeli. Edhe për mua është hera e parë që vij këtu. U kënaqa shumë, një pamje e bukur,  njerëz të mrekullueshëm, ushqimi i mirë dhe sigurisht do të kthehem përsëri."

Në majat e maleve të larta që rrethojnë luginën e Bogës e Thethit ende ka dëborë, Qafë-Thorja është ballkoni natyror nga ku vështrohet malësia e Dukagjinit dhe lugina e Shalës.

Turistë të shumtë janë nisur për në Theth, teksa rrugës ata i shoqërojnë, pyjet, shkrepat, pllajat e lugjet. Një nga bukuritë e rralla në të gjithë shqipërinë është edhe syri i katër afërisht 7 km larg qëndrës së Thethit. Nga vendi ku parkohet mjeti, deri tek Syri i Kaltër është rrugë këmbësore dhe zgjat rreth 40 minuta për një ecje normale.

/rtsh/