RTSH 24 Live

Sociale

Turizëm fetar në Mirditë, qeveria italiane projekt që turistët italianë të njohin edhe katolicizmin e zonës

27/07/2022

Turizëm fetar në Mirditë, qeveria italiane projekt që turistët italianë të njohin edhe katolicizmin e zonës

Nga 61 bashki të vendit, qeveria italiane, e përfaqësuar Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ka përzgjedhur pikërisht Mirditën si territorin rural model, për ta ofruar si një destinacion turistik natyral për turistët italianë. Për ecje në male e shtigje të pashkelura, për Hiking dhe Treking, pasi Zona e Mirditës përmban një rrjet shumë të mirë shtigjesh, të hartëzuara dhe të përshkueshme falë zyrës turistike, Info-Kulla, një investim austriak ky, që ndodhet në autostradën për në Kosovë në afërsi të Rubikut.

Por Mirëdita mund të ofrohet edhe për turizëm fetar, pasi kjo zonë është 100% katolike dhe për italianët është shumë interesante të zbulojnë se si këta banorë kanë mbetur si të tillë paçka se rreth e rrotull qarkohen  nga popullsi te besimit mysliman.

AD ASTRA është projekti -pilot i qeverisë italiane, që synon të krijojë një histori suksesi për turizmin rural shqiptar, duke kombinuar natyrën por dhe gastronominë e Mirditës, që përfshin gjithë bujtinat më në emër aty, nën ekspertizën italiane.

Kemi zgjedhur zonën e Mirditës për të krijuar një rast suksesi që mund të përsëritet në zona të tjera të Shqipërisë, që s’kanë monumente të fashme, por kanë natyrën, kulturën, traditat dhe ka një pjesë turistësh që kërkojnë pikërisht këtë gjë. Sa vjen dhe rritet numri I italianëve që kërkojnë vende, njerëz, kultura të reja edhe për ecje në natyrë, hiking.  Mirdita për këto elementë është një zonë me disa përparësi krahasuar me zona të tjera. Ka edhe Info Kullën, një pikë të rëndësishme orientuese. Por është edhe një zonë ku për shkak të besimit katolik mund të bëhet edhe turizëm fetar. Një pjesë e rëndësishme ka qenë edhe trajnimi i operatorëve të zonës nga specialistë italianë të turizmit, për t’u shpjeguar se si mund të mbahet kontakti me turistët italianë për të nisur mekanizmi i përhapjes së fjalës gojë më gojë, mekanizëm mjaft i suksesshëm për turistët e hiking dhe treking. Gastronomia e zonës ka vend për t’u përmirësuar, pasi menytë janë gati njesoj kudo dhe kjo nuk krijon entuziazëm”.

Ndërkohë që për gjithë turistët italianë tashmë është krijuar faqja web, Mirdita Tourism (mirditaturism.com). 

Agjencia Italiane për Zhvillim ka një strategji të saj për vendet e Ballkanit Perëndimor e veçanërisht për Shqipërinë për të cilën sektori Mjedis-Natyrë, i lidhur me Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, paraqet një zhvillim social ekonomik të rëndësishëm. Për herë të parë ky projekt mbështet edhe sektorin privat, bujtinat e zonës, bazuar në ndryshimet ligjore që ne kemi bërë. Jemi vazhdimisht në mbështetje të institucioneve shqiptare, të territorit, popullsisë që jeton çdo ditë në këtë territor. Jemi të gëzuar që po ndihmojmë në këtë lloj turizmi që tërheq turistët e vëmendshëm ndaj natyrës, ndaj turizmit të qëndrueshëm. Ne projekte të tilla kemi edhe në luginën e Vjosës dhe në zonat e mbrojtura. Dhe duke mbrojtur mjedisin në Shqipëri, ne ndihmojmë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian duke plotësuar kapitujt që i përkasin mjedisit”.

/rtsh.al/