RTSH 24 Live

Sociale

Turistët çelin sezonin në Durrës

03/05/2021

Turistët çelin sezonin në Durrës

Me kostume banjo për të shijuar diellin dhe detin, të shumtë ishin vizitorët që zgjodhën plazhet e Durrësit këtë fillim Maji. Larg rutinës së përditshme qytetarët vendas dhe shumë vizitorë nga Kosova dhe më gjerë shfryrëzuan temperaturat e ngrohta dhe i'u drejtuan bregdetit, duke e shfrytëzuar masivisht atë.
Edhe pse sezoni veror nuk është çelur zyrtarisht dhe ende nën kushtet e diktuara nga pandemia, plazhi i Durrësit është përgatitur që të presë këtë verë një numër të madh turistësh.