RTSH 24 Live

Ekonomi

Tryezë diskutimi mbi zhvillimin e tregjeve të kapitalit

26/05/2023

Tryezë diskutimi mbi zhvillimin e tregjeve të kapitalit

Fillimi i mbarë është gjysma e punës, ishte si motiv kryesor i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare që organizoi tryezën e parë për prezantimin e Dokumentit Politik "Për zhvillimin e tregjeve të kapitalit".

Në këtë tryezë nuk mungonte asnjë nga aktorët e këtij tregu, të cilët kanë më shumë se dy dekada që kërkojnë një treg të tillë, të vlefshëm për bizneset por edhe për qytetarët.

“Ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive, të cilat harmonizojnë legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Evropian, kanë përmirësuar ndjeshëm kuadrin e nevojshëm ligjor, plotësuar tashmë me të gjitha aktet e nevojshme nënligjore. Kuadri ligjor, në linjë me Direktivat Evropiane, si edhe plotësimi tërësor i infrastrukturës së tregtimit dhe pastregtimit, kanë krijuar të gjitha kushtet për zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve të kapitalit. Ligjet e reja kanë zgjeruar alternativat e investimit, mundësitë e ndërlidhjes me tregjet globale, si edhe ofrimin e një game të gjerë të instrumenteve financiare”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Ervin Mete.

Ministria e Financave ka qenë pjesë e këtij angazhimi, por në ndryshim nga herët e tjera në dy dekada tashmë ka shprehur vullnetin politik që kompanitë shtetërore të bëhen pjesë e këtij tregu të rëndësishëm.

Banka e Shqipërisë si autoriteti Monetar e Mbikqyrës i Tregjeve nuk ka rreshtuar së punuar për të ngritur e mbikqyrur një treg kapitalesh dhe interesi i saj është i drejtpërdrejt.

Të pranishmit në këtë tryezë vlerësuan angazhimi e të tre institucioneve për të ngritur dhe bërë funksionale bursën e kapitaleve në Shqipëri.

Drejtuesit e lartë të bankave tregtare, të instituteve të investimeve, atyre të pensioneve por edhe të tjerë që kanë hedhur hapat e parë në bursën e parë private të kapitaleve vlerësuar strategjinë e re, këmbëngulën për lehtësi që qeveria duhet të ofrojë për këtë treg dhe u pranuan politikat e reja të ndërmarra, duke vlerësuar edhe bashkëpunimin me AMF dhe grupet që punuan për hartimin e strategjisë që ka marrë vlerësimi edhe nga Komisioni Europian.

Gazetar: Bardh Sejdarasi

/RTSH/