RTSH 24 Live

Botë

Trump pritet të emërojë Richard Grenellin të dërguar special për konfliktin Rusi-Ukrainë

3 orë para

Trump pritet të emërojë Richard Grenellin të dërguar special për konfliktin Rusi-Ukrainë

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump është duke konsideruar që të caktojë ish-shefin e inteligjencës Richard Grenell, si i dërguar special për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Referuar katër burimeve të njohura me planet e tranzicionit, Trump pritet të caktojë Grenellin si të dërguar special dhe mendohet të luajë një rol kyç në përpjekjet e Trump për të ndalur luftën.

Grenell, i cili shërbeu si ambasador i Donald Trump në Gjermani, si i dërguar i posaçëm në bisedimet Serbi-Kosovë dhe drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021, pritet të marrë një rol tjetër edhe të rëndësishëm, atë të konfliktit në Ukrainë.

Teksa aktualisht nuk ka asnjë të dërguar special të dedikuar për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Trump po konsideron krijimin e rolit, transmeton REL.

Grenell ka mbrojtur idenë e tij për krijimin e “zonave autonome” si një mjet për zgjidhjen e konfliktit.

Ai ka sugjeruar gjithashtu se nuk do të ishte në favor të anëtarësimit të Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në të ardhmen e afërt.

/rtsh.al/