Dy këshilltarët kryesorë të Donald Tramp (Tramp) i kanë paraqitur atij një plan për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale. Sipas planit, Ukraina do mund të marrë më shumë armë amerikane vetëm nëse hyn në bisedimet e paqes.
Sipas planit të hartuar nga Kellogg dhe Fred Fleitz, të cilët shërbyen si shefa shtabi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Tramp gjatë presidencës së tij 2017-2021, do të kishte një armëpushim bazuar në linjat mbizotëruese të betejës gjatë bisedimeve të paqes.
“Ata i kanë paraqitur strategjinë e tyre Trampit dhe ish-presidenti u përgjigj pozitivisht. Unë nuk po pretendoj se ai ishte dakord me të ose u pajtua me çdo fjalë të tij, por ne ishim të kënaqur që morëm reagimet që bëmë," tha Fleitz.
Megjithatë, zëdhënësi i Tramp, Steven Cheung tha se deklaratat e bëra nga Trump ose anëtarët e autorizuar të fushatës së tij duhet të konsiderohen zyrtare.
Strategjia e përshkruar nga Kellogg dhe Fleitz është plani më i detajuar nga bashkëpunëtorët e Tramp, i cili ka thënë se ai mund ta zgjidhë shpejt luftën në Ukrainë nëse mund presidentin Xho Bajden (Joe Biden) në zgjedhjet e nëntorit.
Propozimi do të shënonte një ndryshim të madh në pozicionin e SHBA-së për luftën dhe do të përballej me kundërshtimin nga aleatët evropianë dhe brenda partisë republikane të Tramp.
Kremlini tha se çdo plan paqeje i propozuar nga një administratë e mundshme e ardhshme e Trampit do të duhej të pasqyronte realitetin në terren, por se presidenti rus Vladimir Putin mbeti i hapur për bisedime.
“Vlera e çdo plani qëndron në nuancat dhe në marrjen parasysh të gjendjes reale të punëve në terren.Presidenti Putin ka thënë vazhdimisht se Rusia ka qenë dhe mbetet e hapur për negociata, duke marrë parasysh gjendjen reale të punëve në terren. Ne mbetemi të hapur për negociata”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
/rtsh.al/